Sot shënohen 36 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut, me të cilën Kosova u shpall Republikë më 7 shtator 1990.
Më 7 shtator 1990, Kuvendi i Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në Kaçanik, miratoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke pasuar Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut të po atij viti.

Por 7 Shtatori nuk lidhet vetëm me një ngjarje të rëndësishme të historisë politike të Kosovës.
Në Pejë, njëra prej lagjeve më të mëdha të qytetit mban pikërisht emrin “7 Shtatori”. Në këtë lagje, e cila shtrihet në një hapësirë të madhe dhe përfshin qindra shtëpi e familje, jetojnë komunitete të ndryshme.
Lagjja ndër vite është shndërruar në një pjesë të rëndësishme të jetës së përditshme të Pejës, ndërsa për mbarëvajtjen dhe organizimin e saj kujdeset kryetari i lagjes, Kadri Mavraj, i cili njihet për angazhimin dhe punën e vazhdueshme me banorët.
Kështu, “7 Shtatori” jeton edhe sot në Pejë – jo vetëm si një datë e rëndësishme e historisë së Kosovës, por edhe si emër i një prej lagjeve të qytetit. /Pejanefokus.net/Image of Peja/
