Shtatori mund të jetë një mundësi e mirë për të nisur një rutinë të re dhe për t’u fokusuar te shëndeti, aktiviteti fizik dhe mirëqenia personale.
Sfida e Shtatorit përfshin disa objektiva të thjeshta që synojnë të krijojnë një rutinë më të rregullt gjatë gjithë muajit.
Pjesë e sfidës janë: pirja e vetëm ujit, shmangia e ushqimeve të pashëndetshme, 7–8 orë gjumë çdo natë dhe arritja e 10 mijë hapave në ditë.
Për aktivitet fizik, sfida parashikon 4 seanca në palestër dhe 3 vrapime në javë.
Krahas aktivitetit fizik, kërkohet edhe shkrimi në ditar çdo ditë dhe leximi i të paktën 10 faqeve në ditë.
Qëllimi nuk është vetëm të përmbushen këto pika për një muaj, por të krijohen zakone që mund të vazhdojnë edhe pas përfundimit të shtatorit./Pejanefokus.net/N’Fokus+/
