Aksident i rëndë trafiku në Pejë, përfshihen disa vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme, më 30 dhjetor, në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë, ku raportohet se janë përfshirë disa automjete.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, në këtë aksident janë të involvuara së paku katër vetura, ndërsa raportohet edhe për persona të lënduar, të cilët janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Lidhur me rastin, Peja në Fokus ka dërguar pyetje zyrtare në Policinë e Kosovës në Pejë, ndërsa me të pranuar informacionet zyrtare, artikulli do të përditësohet.

Deri në këto momente, as spitali nuk është deklaruar lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: