Sot rreth orës 09:25, KRU “Hidrodrini” njofton se stacioni i pompave në fshatin Berkovë të Klinës u dëmtua nga keqbërës ende të paidentifikuar.
U dëmtuan kabllot lidhëse dhe trafoja elektrike, ndërsa pa ujë mbeten banorët e Berkovës dhe një pjesë e Zllakuqanit.
“Si pasojë e këtij akti kriminal, pa furnizim me ujë kanë mbetur të gjithë banorët e fshatit Berkovë, si dhe një pjesë e fshatit Zllakuqan, duke përfshirë edhe Shkollën Fillore “Atë Shtjefën Gjeçovi”.- thuhet në njoftim.
Policia ka hapur rastin dhe po zhvillon hetime, ndërsa bashkë me KEDS-in do të bëhet riparimi sa më shpejt./Pejanefokus.net.
