AME: Situatë stabile pas reshjeve, kujdes në Pejë–Rugovë

Situata me vërshime në rajonin e Pejës paraqitet stabile dhe e menaxhueshme, sipas raportit të përditësuar të Agjencisë së Menaxhimit Emergjent.

Në komunat Pejë, Deçan, Klinë, Istog dhe Junik nuk janë raportuar kërkesa për intervenim, ndërsa niveli i ujit në lumenj dhe përrenj ka shënuar rënie.

Sa i përket qarkullimit, në aksin Pejë–Rugovë ka segmente me ujë në rrugë dhe kërkohet kujdes i shtuar nga drejtuesit e automjeteve, ndërsa rruga Pejë–Kullë mbetet e kalueshme, por me kujdes. Institucionet përkatëse mbesin në gatishmëri për çdo eventualitet./Pejanefokus.net.

Burimi i informacionit në link:  https://www.facebook.com/share/14RyWSrob3N/

LEXO EDHE: