Një i mitur është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 24 orë në Istog, pasi dyshohet për përfshirje në raste me armë zjarri.
“Fshati Drejë, Istog 08.04.2026 – 08:00. Me 15.04.2026 pas një hetimi është siguruar një video incizim ku shihet i dyshuari mashkull kosovar, duke shtënë me armë zjarri. Me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë dhe gjatë kontrollit është gjetur një gëzhojë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”- thuhet në raportin e parë për të njëjtin vend.
Policia në vazhdim të raportit, por si rast te ndare tregon se në këtë fshat shton se:
“Fshati Drejë, Istog 08.04.2026 – 08:00. Me 15.04.2026 pas një hetimi është siguruar një video incizim ku ekziston dyshimi se i dyshuari mashkull kosovar, posedon armë zjarri. Me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 dhe 46 fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.”
Ndryshe, ky është rasti i dytë i arrestimit të të miturve në Istog, ku u janë gjetur armë, pas atij të dy ditëve më parë, ku në një pjesë periferike të kësaj komune është raportuar një rast i ngjashëm për armë./Pejanefokus.net.
Lajmi i ngjashëm paraprak në link: https://pejanefokus.net/i-mituri-i-iken-policise-ne-istog-i-konfiskohet-kallashnikov-dhe-municion/
