Dhuna në familje në rajonin e Pejës po shfaqet gjithnjë e më shpesh me përmasa më të gjera, duke mos u kufizuar vetëm ndaj një viktime, por duke përfshirë edhe anëtarë të tjerë të familjes.
Në rastin e parë në Pejë, më 26 prill 2026 rreth orës 06:30, një person është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit ndaj të njëjtit është lëshuar vendim për ndalim dhe i njëjti është dërguar në trajtim mjekësor.”
Ndërkohë, në një rast tjetër në Klinë, më 25 prill 2026 rreth orës 20:30, një i dyshuar po hetohet për dhunë të vazhdueshme ndaj babait të tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes.
“Dyshohet se më vazhdimësi ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës (babait) dhe familjarëve tjerë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime,” thuhet në raportin policor.
Këto dy raste po konsiderohen tregues të një forme më të zgjeruar të dhunës në familje, ku përfshihen disa anëtarë njëkohësisht, duke ngritur shqetësime për rritjen e ashpërsisë së këtij fenomeni në komunitet./Pejanefokus.net.
