Pejë – Dy persona janë gjetur pa shenja jete sot në një vilë në rrugën e KFOR-it në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se mjeku kujdestar në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tyre.
“Sot rreth orës 15:10 policia është informuar për dy persona që dyshohet se ishin pa shenja jete në një vilë në rrugën e KFOR-it. Në vendngjarje është lajmëruar edhe emergjenca, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre,” tha Gashi.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar rastin, duke shtuar se ende është herët për të dhënë detaje, por Policia ndodhet në vendin e ngjarjes./Pejanefokus.net
