Njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në koordinim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Prokurorinë Themelore në Pejë, kanë zhvilluar një aksion inspektimi në disa auto-parkingje në Rajonin e Pejës.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kontrolleve në qytetet Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan janë evidentuar shkelje të ndryshme.
“Njësitet policore të DHKEK-së në koordinim dhe bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë, kanë realizuar një aksion inspektimi në disa auto-parkingje në qytete të ndryshme si Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan. Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga autoritetet sipas kompetencës”, ka deklaruar Policia e Kosovës.
Nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me natyrën e shkeljeve apo numrin e subjekteve të përfshira. /Pejanefokus.net/Peja Biznes/
