Hetime për shkelje të sigurisë pas vdekjes së punëtorit në Pejë

Një person ka humbur jetën sot në fshatin Gllaviçicë të Pejës, gjatë punës në një punëtori, teksa pas Policisë, për rastin tashmë kanë nisur hetimet nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë dy prokurorë të shtetit, së bashku me hetues policorë dhe Inspektoratin e Punës.

“Dy prokurorë të shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka humbur jetën një person… Viktima është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka deklaruar Nikçi.

Ai shtoi se trupi i pajetë i viktimës pritet t’i nënshtrohet procedurave të mjekësisë ligjore, ndërsa po hetohet nëse ka pasur shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Rrethanat e sakta të rastit mbeten ende të paqarta./Pejanefokus.net/Lajme/

Kliko lajmin paraprak rreth rastit: https://pejanefokus.net/vdes-ne-vendin-e-punes-nje-person-ne-peje/

LEXO EDHE: