Një zyrtar policor në Pejë është kanosur gjatë kohës sa një qytetar po jepte deklaratë në Stacionin Policor të Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, gjatë procesit të intervistimit, ka kanosur zyrtarin policor në vendin e punës.
“Pejë/ 12.02.2026 – Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi gjatë dhënies së deklaratës në stacion policor ka kanosur një zyrtar policor,” thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa me vendim të tij i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Pejanefokus.net/Lajme/
