Policia e Pejës është deklaruar lidhur me aksidentin e ndodhur sot në drejtim të Rugovës, ku një gur i madh ka rënë mbi një veturë në lëvizje.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se në veturë ndodheshin katër persona – burrë, grua dhe dy fëmijë.
Sipas tij, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
“Fatmirësisht, të lënduarit nuk kanë pësuar lëndime serioze dhe familja është jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Gashi./Pejanefokus.net.
