Pas publikimit të lajmit të Peja në Fokus për gjendjen alarmante të rrjetit elektrik në fshatin Zllapek, ku kabllot elektrike rrëzohen në tokë dhe shtyllat janë të amortizuara një fazë nuk funksionon prej katër muajsh, ndërsa energjinë e paguajnë rregullisht – me anë të një emaili drejtuar Redaksisë Peja në Fokus ka reaguar Zyra për Media e kompanisë “KEDS Energy”.

Linku i lajmit paraprak: https://www.facebook.com/share/p/14NBtLtUv6r/
Teksa banorët kërkojnë reagim urgjent dhe zgjidhje të përhershme për të parandaluar ndonjë fatkeqësi, nga ana tjetër, sipas komunikatës së KEDS, ekipet kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit.
“Menjëherë pas marrjes së informatës nga banorët për rrëzimin e shtyllës në fshatin Zllapek të Pejës, ekipet e KEDS kanë dalë në terren dhe po vazhdojnë të qëndrojnë ende për ta sanuar problemin në mënyrë që të sigurohet energjia elektrike e pandërprere dhe stabile në këtë zonë. Ekipet e KEDS po bëjnë të pamundurën me një punë intensive për rikthimin e sa më parë të energjisë elektrike në këtë pjesë.”- thuhet në reagimin e KEDS.
Banorët presin që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt, duke garantuar sigurinë dhe furnizimin me energji në mënyrë të qëndrueshme./Pejanefokus.net.
