Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi strategjik.
Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit në aktivitetet shkencore, kërkimore dhe akademike mes dy institucioneve.
“Ky bashkëpunim u mundëson studiuesve dhe stafit akademik të UHZ-së përfshirje në projekte të përbashkëta kërkimore, botime shkencore, konferenca, tryeza akademike dhe iniciativa të tjera me rëndësi kombëtare”, thuhet në komunikatë./Pejanefokus.net.
