Mbi 40 premtime për Pejën – Infrastruktura dhe arsimi në fokus

Instituti GAP ka publikuar të dhënat për premtimet e dhëna nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për mandatin e ri qeverisës, ku në total janë evidentuar 41 premtime.

Sipas ndarjes sipas fushave, pjesa më e madhe e premtimeve lidhen me infrastrukturën, ndërsa një pjesë e konsiderueshme me arsimin.

Sipas përmbledhjes së publikuar, për Infrastruktur – 18 premtime Arsim – 7 premtime

Në nivel vendi, të dhënat e GAP tregojnë se infrastruktura dhe arsimi janë ndër fushat me më së shumti premtime edhe në komunat tjera, duke reflektuar fokusin kryesor të qeverisjes lokale për mandatin 2025–2029.

Instituti GAP ka përmbledhur të gjitha premtimet në platformën elektronike, ku qytetarët mund të shohin detajet dhe të ndjekin progresin e tyre gjatë mandatit./Pejanefokus.net.

🔗 Premtimet e plota mund të shihen në platformën e GAP: http://komunat.institutigap.org

LEXO EDHE: