Mohohen zërat për dorëheqje të Muhaxherit dhe Shalës nga LDK

Orët e fundit është përfolur në disa qarqe mundësia e dorëheqjes së kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe deputetit Kujtim Shala nga LDK.

Lidhur me këto zëra për ‘Peja në Fokus’ ka folur Faik Zekaj, shef i Kabinetit të kryetarit Muhaxheri, i cili i ka mohuar kategorikisht këto pretendime.

“Jo, as që bëhet fjalë. Kryetari Muhaxheri ka përpjekje për të sjellë kuadro të reja në LDK, jo për t’u larguar apo për t’u larguar dikush tjetër. Ka mendime të ndryshme për çështje të caktuara mes Abdixhikut dhe Muhaxherit, por përçarje nuk ka dhe nuk ka arsye për të. Këto janë tema që po i hap dikush që është kundër partisë. Lumiri dhe Gazi kanë pirë kafe para rreth një jave,” ka thënë Zekaj.

Ai ka folur edhe për mundësinë e kandidimit të Muhaxherit në listën e LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke theksuar se kjo është diskutuar, por për momentin nuk është parë si e nevojshme.

Në LDK, sipas tij, vazhdojnë konsultimet e brendshme pa ndryshime të konfirmuara në strukturë apo përfaqësim. /Pejanefokus.net/Lajme/

LEXO EDHE: