Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), të dielën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërsa në viset e larta malore pritet borë e dobët.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 4 deri në 7 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare./Pejanefokus.net.
