Muhaxheri i motivuar nga Franca: Peja ka potencial për turizëm malor të nivelit evropian

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri, ka vizituar panairin “Mountain Planet” në Francë, prej nga ku më pas tha se ka qenë një hap i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në komunë.

“Peja ka potencial të madh për turizëm malor dhe mund të zhvillohet sipas modeleve evropiane,” ka deklaruar Muhaxhiri, duke theksuar se gjatë vizitës ka parë nga afër trendet më të fundit në këtë fushë dhe ka zhvilluar takime me kompani lidere të turizmit malor dhe aventurës.

Ai shtoi se ka pasur takime edhe me përfaqësues nga Les Desertes dhe Villard-de-Lans për shkëmbim përvojash konkrete.

Sipas tij, me mbështetjen e SwissContact po synohet që potenciali turistik i Pejës të shndërrohet në zhvillim të prekshëm për qytetarët./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: