Nis numërimi i votave për deputet në Pejë

Edhe në Pejë, sikurse në qendrat komunale të numërimeve të Kosovës ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.

Siq bëhet e ditur, në Pejë numërimi po kryhet në palestrën e sportit të shkollës së mesme të gjimnazit “Bedri Pejani”, teksa sipasKQZ-së, ky proces do të bëhet duke ofruar transparencë të plotë dhe nën monitorimin e vëzhguesve, si dhe se publikimi i rezultateve transmetohet përmes linkut zyrtar në platformën e rezultateve https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ /Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: