Një person është arrestuar më 14 janar në fshatin Bellopojë të Pejës, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij i është gjetur 8.4 gramë marihuanë.
Lajmi e ka bërë të ditur Policia e Kosovës:“Fsh. Bellopojë, Pejë 14.01.2026 – 19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij i janë gjetur 8.4 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Rasti po trajtohet sipas procedurave të rregullta ligjore, dhe i dyshuari mbetet në mbajtje në pritje të veprimeve të mëtejshme nga prokuroria./Pejanefokus.net.
