Një rast i dyshuar i falsifikimit të rezultateve të votimit është raportuar mbrëmjen e së dielës, 28 dhjetor, në një qendër votimi në Pejë.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 20:00 është vërejtur se një fletëvotim kishte vulë ndryshe nga fletëvotimet e tjera të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
“Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka bërë cilësimin e veprës penale, ndërsa fletëvotimi është sekuestruar. Rasti është nën hetime,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Pejanefokus.net.
