Njësiti policor në pikën kufitare Pejë – Rozhajë, përkatësisht në “Kullë”, ka konfiskuar armë pa leje gjatë kontrollit të një automjeti, ndërsa një person i dyshuar është intervistuar për tu liruar më pas në procedurë të rregullt.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur të enjten e 25 dhjetorit 2025, rreth orës 21:20, teksa gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe konfiskuar: një shufër metalike, një boks metali dhe një sprej.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar pas intervistimit.
“Gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare Kullë, njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, boks metali dhe një sprej. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Pejanefokus.net.
