Prokuroria dhe Policia në Pejë mbledhin informata për procesin zgjedhor

Prokuroria Themelore e Pejës dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar sot një takim koordinues, ku ndër të tjera fokus i diskutimit ka qenë zhvillimet rreth dyshimeve për keqpërdorim të procesit zgjedhor.

Takimi është udhëhequr nga Kryeprokurorja Lumturie Vuçetaj dhe më pas është pasuar me komunikatë publike.

“Vlen të potencohet se lidhur me procesin zgjedhor, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, me datë 19 janar ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave lidhur me numërimin e votave të kandidatëve të subjekteve politike dhe jemi në pritje të përfundimit të procesit të rinumërimit dhe pasi t’i pranojmë të gjitha të gjeturat do të analizohet secila provë që do sillet tek prokurori i shtetit nga Policia e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme ligjore”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Sistemit Prokurorial./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: