Rreth 300 punëtorë të ndërmarrjes publike “Ekosig” në Pejë e kanë nisur vitin 2026 me rritje page.
Sipas vendimit të ri, nga muaji janar pagat e tyre janë rritur për 50 euro, varësisht nga kategoritë e pozicioneve të punës.
Lajmin e ka konfirmuar për Peja në Fokus drejtoresha e Administratës në Komunën e Pejës, Nita Panduri Mullarama, e cila është riemëruar dhe i është vazhduar mandati edhe për katër vjet në këtë pozitë publike./Pejanefokus.net.
