Punëtorët teknikë në Klinë nuk marrin pagën minimale

Punëtorët teknikë në QKMF-në e Klinës raportohet se po vazhdojnë që të paguhen me 350 euro, pavarësisht vendimit të qeverisë për rritjen e pagës minimale në 425 euro nga 1 janari 2026 dhe në 500 euro nga korriku 2026.

Këtë citohet se e ka bërë të ditur Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili ka paralajmëruar se nëse kompania nuk rregullon pagat deri në fund të javës, punëtorët mund të ndalojnë punën, duke shtuar se për shkelje të tillë do të njoftohet Inspektorati i Punës, dhe mund të ketë edhe procedim gjyqësor.

“Ne kemi dhënë afat kompanisë që të stimulojë punëtorët ose t’ua bëjë pagën minimale 425 euro, përndryshe do ta ndalim punën, sepse këtë e lejon ligji”, tha Azemi./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: