Pejë, 15 janar 2026 – Zyra për Media e Policisë së Pejës ka bërë të ditur se dy qytetarë kanë dorëzuar në Polici shumën prej 10,050 euro, të cilën e kishin gjetur në një lokal në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.
Sipas njoftimit, më 10 janar 2026 ishte raportuar humbja e kësaj shume nga një qytetar, ndërsa më 13 janar dy persona nga Peja e kanë dorëzuar atë në Stacionin Policor.
Pas procedurave hetimore dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, paratë i janë kthyer pronarit.
Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për përgjegjësinë dhe veprimin korrekt./Pejanefokus.net.
