Radio “Alba” në Klinë, feston 25-vjetorin e themelimit

Radio Alba nga Klina shënon 25-vjetorin e themelimit, duke kremtuar një çerek shekulli transmetimi, informimi dhe shërbimi për publikun.

Në mesazhin e publikuar me rastin e jubileut, drejtuesit e radios theksojnë se gjatë këtyre viteve kanë qenë pranë qytetarëve me lajme, emisione dhe promovim të vlerave të komunitetit, duke mbetur besnikë ndaj misionit të tyre.

Radio Alba ka shprehur mirënjohje për dëgjuesit, partnerët, bizneset, klientët, stafin aktual dhe ish-punonjësit që kanë kontribuar në rrugëtimin e saj që nga 24 qershori i vitit 2001.

“25 vite së bashku. 25 vite zëri që bashkon”, është mesazhi me të cilin Radio Alba shënon këtë jubile të rëndësishëm.

Peja në Fokus i uron Radio Albës 25-vjetorin e themelimit, duke i dëshiruar edhe shumë vite suksese, profesionalizëm dhe vazhdimësi në misionin e saj për informimin dhe shërbimin ndaj publikut. Gëzuar jubileun!/Pejanefokus.net/

LEXO EDHE: