Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në orët e para të Vitit të Ri 2026 janë shënuar temperatura tejet të ulëta.

Sipas matjeve zyrtare, në Rajonin e Pejës u regjistruan këto temperatura:
Pejë: -8.2°C
Istog: -7.8°C
Klinë: -9.9°C
Junik: -7.9°C
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë orëve të mëngjeseve./Pejanefokus.net.
