Reagon djali i të dyshuarës: Nënën time po e akuzojnë pa asnjë dëshmi

Djali 22-vjeçar i të dyshuarës për vjedhjen mbi 180 mijë dollarë në Pejë mbron nënën dhe hedh akuza ndaj dajave.

Pas rastit të bujshëm të vjedhjes në Pejë, ku u raportua për zhdukjen e një shume të madhe parash, ka reaguar publikisht djali i të dyshuarës.

Përmes një postimi në Facebook, Riald Krasniqi ka mbrojtur nënën e tij, duke e cilësuar rastin si të padrejtë dhe duke drejtuar akuza ndaj familjarëve të saj.

“Ndihem shumë keq për rastin që ka ndodhur këto ditë, personalisht për mamin tim, Arianita Broqi. Si është e mundur që vëllezërit e saj, Arlind Broqi dhe Adrian Broqi, të bëjnë akuza ndaj motrës së tyre për vjedhje në shtëpinë e tyre? Ndihem shumë keq për gjithçka që po dëgjohet këto ditë për Arianita Broqin dhe për familjen tonë.”- shkruan ai, duke shprehur besimin se drejtësia do ta zbardhë rastin: “Shpresoj që drejtësia do ta nxjerrë të vërtetën dhe çdo gjë do të sqarohet.”

Në reagimin e tij, Krasniqi përmend edhe konflikte të mëhershme familjare: “Kemi pasur një konflikt të vogël, unë personalisht me dajët e mi, Arlind dhe Adrian, në SHBA, por ishte diçka shumë e thjeshtë. Megjithatë, ata deshën ta zmadhojnë dhe ja ku arriti puna deri te akuza ndaj mamit tim.”

Ai gjithashtu hedh dyshime për rrethanat e rastit: “Për 10 ditë kasaforta ka qëndruar e hapur, dhe vetëm pas 10 ditësh është lajmëruar policia, duke thënë se paratë mungojnë dhe duke akuzuar nënën time, Arianita Broqi.”

Në fund, ai mbron fuqishëm figurën e nënës së tij: “Sa të jem gjallë, nuk do t’jua harroj këtë. Nana ime është fytyrë e bardhë dhe ky rast do të shkojë deri në fund.”

Sqarim për publikun: Ky reagim është qëndrim personal i Riald Krasniqit, i publikuar në Facebook, dhe përmban pretendime të tij. Rasti i vjedhjes mbetet nën hetime dhe versioni zyrtar pritet nga organet e drejtësisë./Pejanefokus.net.

LAJMI PARAPRAK RRETH RASTIT:   https://pejanefokus.net/zhduken-mbi-180-mije-dollare-nga-kasaforta-ne-peje-bie-ne-pranga-e-dyshuara/

LEXO EDHE: