Qendra e Mjekësisë Familjare – QMF 5 në lagjen “Fidanishte” është rikthyer në funksion pas problemeve me ngrohjen.
Peja në Fokus pati raportuar se më 20 dhjetor qendra nuk do të funksiononte, për shkak të mungesës së ngrohjes, informacion i cili ishte konfirmuar nga shefi i njësisë, Dr. Mentor Zhara, dhe ishte vendosur në hyrje për të orientuar pacientët drejt QKMF-së.https://www.facebook.com/share/p/1HH94BGMdn/
Dr. Zhara konfirmoi për portalin se problemi është rregulluar dhe QMF 5 tani operon normalisht, duke pritur pacientët për trajtim mjekësor./Pejanefokus.net.
