Rrëshqitje gurësh ndalon trenin Pejë–Prishtinë

Ndërmarrja Publike e Hekurudhave të Kosovës, “Trainkos”, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, 5 janar 2025, ka ndodhur një rrëshqitje e gurëve në kilometrin 51/200, si pasojë e së cilës është dëmtuar binari hekurudhor, duke pamundësuar qarkullimin e trenit.

“Të nderuar udhëtarë, ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrëshqitje e gurëve në Km 51/200 dhe si pasojë e kësaj është dëmtuar binari hekurudhor dhe treni i ditës së sotme nuk ka pasur mundësi të qarkullojë si pasojë e këtij incidenti”, thuhet në njoftimin e Trainkos.

Sipas njoftimit, treni në relacionin Klinë – Prishtinë nuk do të qarkullojë gjatë ditës së sotme, ndërsa relacioni Klinë – Pejë do të funksionojë sipas orarit të lëvizjes së trenave.

“Treni Pejë – Prishtinë do të vazhdojë të qarkullojë nga nesër, më datë 06.01.2026, sipas orarit të rregullt”, thuhet më tej në njoftim./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: