Pas një sëmundjeje të rëndë, është shuar sonte në moshën 73-vjeçare Avdurrahmon Shkololli – Avda, profesori i njohur i artit në Gjimnazin e Pejës.
Për afro katër dekada, ai edukoi dhe frymëzoi breza të tërë nxënësish, duke lënë gjurmë të veçanta në jetën kulturore e artistike të qytetit.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur djali, Egzon Shkololli.
“BABI, ashtu si na e zbukurove jetën me ngjyrat më të bukura të artit, Zoti të dhëntë ngjyrat më të bukura të Xhennetit. Do të jetosh gjithmonë në zemrat tona”, shkroi ai./Pejanefokus.net/Lajme
