Sot rifillon numërimi i votave edhe në Pejë

Pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 28 dhjetor, procesi i numërimit të votave rifillon sot në Qendrat Komunale të Numërimit, pas një dite pauze festive

Deri më sot, në Komunën e Pejës janë numëruar 48.92 për qind e votave për zgjedhjet për Kuvend, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Ndërkohë, numërimi ka përfunduar në komunat e rajonit të Pejës: Deçan, Junik, Istog dhe Klinë, derisa procesi në Pejë do të vazhdojë sot, më 1 janar, nga ora 16:00, në Qendrën Komunale të Numërimit./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: