Sulm ndaj “zyrtarit të shtetit” dhe aksident me veturë zyrtare

Në 24 orët e fundit në rajonin e Pejës janë regjistruar dy raste të ndara – një incident sulmi dhe një aksident trafiku.

Në rastin e parë, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, më 19.04.2026 rreth orës 13:10, është arrestuar një i dyshuar kosovar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar po ashtu kishte ofenduar dhe kërcënuar verbalisht viktimën si edhe një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”- thotë Policia e Kosovës.

Në rastin e dytë, në fshatin Polan të Istogut, më 19.04.2026 rreth orës 14:50, është raportuar një aksident trafiku me veturë zyrtare.

“AKSIDENT TRAFIKU ME VETURË ZYRTAREFsh. Polan, Istog / 19.04.2026 – 14:50. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.”- thuhet tutje./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: