Ka ndërruar jetë ish-mësuesi i njohur dhe i respektuar i fshatit Raushiq, Shefqet Xhaferaj, në moshën 67 vjeçare, duke lënë në zi familjen, shkollën dhe gjithë komunitetin.
Sipas burimeve jozyrtare të Peja në Fokus, Xhaferaj kishte shkuar në këmbë në ambulantën e fshatit për trajtim mjekësor, pasi nuk ishte ndier mirë.
Më pas, gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm, ku thuhet se ka ndërruar jetë.
Ndryshe, Xhaferaj kishte mbi 30 vite kontribut në arsim, kryesisht në SH.F. “28 Nëntori”, ndërsa ishte pensionuar dy vite më parë.
Familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, 27 dhjetor 2025, nga ora 14:00 në varrezat e fshatit Raushiq./Pejanefokus.net.
