Qytetari Rexhep Elshani nga Peja ka raportuar me video në redaksinë e Peja në Fokus se në rrugën “Bill Klinton”, një grua dyshohet se, në dy raste të ndara, ia ka vjedhur saksitë me lule, të cilat ai dhe familja e tij i kishin vendosur para lokaleve në atë pjesë.
Sipas deklarimit të qytetarit, përveç raportimit në redaksinë e Peja në Fokus, rasti është paraqitur edhe në Policinë e Kosovës.

Lidhur me këtë rast, redaksia e Peja në Fokus ka kërkuar informacione zyrtare nga Zyra për Media e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.
“Të nderuar,
Me datë 27.06.2026, është paraqitur ankuesi, i cili ka deklaruar se i kishin munguar disa lule në lokalin e tij në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë dhe, pas shikimit të kamerave të sigurisë, ka vërejtur një person (femër), e cila i ka marrë lulet. Sipas ankuesit, këtë veprim ajo e ka përsëritur disa herë.
Policia ka marrë masat e nevojshme, është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është iniciuar si ‘Vjedhje’. I njëjti është duke u hetuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë.
Me respekt, ZIMP DRP Pejë”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Policisë së Kosovës për Peja në Fokus. /Peja ne Fokus Videos /Pejanefokus.net/
Kliko videon e bashkangjitur:
