28 vite nga Beteja e njohur e Junikut perball forcave serbe  

Shënohen 28 vite nga njëra prej betejave të njohura të luftës së UÇK-së në zonën e Junikut. Ish-ushtari i UÇK-së, Eroll Rexhepi, tash imam në qytetin e Pejës, ka ndarë kujtime nga Beteja e Zharrës, e zhvilluar më 28 korrik 1998 në fshatin Gjocaj të Junikut.

Sipas rrëfimit të tij, në këtë betejë forcat e UÇK-së u përballën me forca speciale serbe, duke arritur t’i ndalin dhe t’i detyrojnë ato të tërhiqen.

Jasiq dhe Gjocaj janë fshatra malorë që shtrihen në pjesën perëndimore të Junikut.

Komandantët Agim Ramadani e Rrustem Berisha në këto dy fshatra takuan djem që ishin të gatshëm për luftë, por atyre ju ishin bashkuar edhe disa bashkëluftëtarë nga Peja, Shkupi e Tropoja.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte për qëllim mbrojtjen dhe vënien nën kontroll të Junikut, nga forcat militare e paramilitare serbe që kishin mësyer malet e Gjocajve për të marshuar drejt civilve Junikas, për të kryer gjenocid e masakër ndaj grave e fëmijëve të paarmatosur.

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të kësaj periudhe ishte edhe Beteja e Zharrës që ka ndodhur me datë 28/07/1998, ku forcat speciale të SAITIT të Nishit hyn në Zharrë të fshatit Gjocaj me njësit e tyre, me një numër rreth 250-300 ushtarë dhe paramilitarë serb!

Në këtë vend “Zharrë” përball tyre shfaqen djemtë më të dalluar të UÇK-së, të cilët edhe pse jo të barabart me armatim dhe municion arrijnë jo vetëm ti ndalin por edhe t’i mposhtin duke i detyruar të tërhiqen në drejtim të ardhjes së tyre nga Karaolli i Koshares duke bartë me vete edhe kufomat e tyre!

“Në këtë Betejë nga ne u ndanë e rane dëshmor: Avdyl Jasiqi, Shkelzen Gacaferi,, Arif Gjoci.
Po në këtë Betejë u plagosën edhe:
Sabri Alimi Qerim Gjocaj e Arif Maloku
Beteja e Zharrës ishte fillimi i Betejës së Koshares”- thotë mes tjerash Rexhepi.

Në fotografi mësohet se janë Komandant Agim Ramadani, Gjeneral Rrustem Berisha dhe bashkëluftëtarë tjerë të Kosharës.

Ndryshe, Beteja e Zharrës konsiderohet si një nga përballjet që i parapriu Betejës së Koshares. /Pejanefokus.net/Ju flet Peja/

LEXO EDHE: