Nga Peja e Ahmet Gjikollit – heroit të Çabratit

Më 7 maj 2026 shënohen 27 vite krenarie nga rënia heroike e dëshmorit Ahmet Gjikolli, i cili sakrifikoi jetën për idealin e lirisë.

Ahmet Gjikolli, i njohur si “Zhuti”, vinte nga një familje punëtore dhe e ndershme.

Ai lindi më 19.02.1980 në Pejë, për të rënë heroikisht më 7 maj 1999 në kodrën e Çabratit në Gjakovë, në një përballje të ashpër me forcat serbe.

Luftimet, sipas bashkëluftëtarëve, ishin zhvilluar ballë për ballë me armikun, në distanca prej vetëm 5 deri në 7 metra. Me rënien e tij, Ahmeti hyri në radhët e 183 dëshmorëve të rënë nga Komuna e Pejë në luftën e fundit me Serbinë.

Si ushtar i Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën e Tretë Operative të Dukagjinit, ai ra heroikisht në betejën e njohur të Çabratit, me moton: “Liri a vdekje”.

Sot, busti i tij i derdhur në bronz qëndron në qendër të Pejë, pranë dëshmorëve të tjerë të qytetit, si simbol i sakrificës dhe krenarisë kombëtare.                                                    /IMAGE of PEJA/Pejanefokus.net./

LEXO EDHE: