Puntorët e ‘Hidrodrinit’ paralajmërojnë grevë

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të KRU “Hidrodrini” ka njoftuar se të mërkurën, më 17 dhjetor 2025 do të mbahet grevë paralajmëruese nga ora 09:00 deri në 10:00, pas vendimit të marrë nga Këshilli i Grevës më 11 dhjetor.

Sipas sindikatës, vendimi vjen për shkak të mungesës së përgjigjeve zyrtare ndaj kërkesave të punëtorëve, pavarësisht shkresave dhe negociatave me menaxhmentin dhe institucionet përgjegjëse.

Kërkesat përfshijnë rritje lineare të pagave prej 110 euro, barazim të shujtës së mëngjesit në vlerë 5 euro dhe pagesën e pagës së 13-të.

Nga sindikata paralajmërojnë se, nëse nuk ka hapa konkretë pas grevës paralajmëruese, veprimet sindikale mund të përshkallëzohen deri në grevë të përgjithshme, duke theksuar se mbeten të hapur për dialog./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: