Lokacione të ndryshme të qytetit të Pejës dhe periferi kanë raportuar mbrëmë mungesë të energjisë elektrike, ndërsa KEDS nuk ka bërë publike asnjë njoftim për ndërprerje apo punime në rrjet.
Sipas qytetarëve që kanë kontaktuar Peja në Fokus, problematika është vërejtur në fshatrat Dubovë, Katund i Ri, Rashiq, lagja Puhovci dhe disa lagje të tjera.
Përpjekjet e tyre për të kontaktuar kompaninë përmes numrave publik kanë qenë të pamundura.
Në faqen zyrtare të KEDS për rajonin e Pejës nuk ka informacione për ndërprerje apo arsyet e mungesës së energjisë.
Më parë, KEDS kishte shpërndarë një link nga KOST-i që tregon se rrjeti po përballet me ngarkesa të mëdha të konsumit, por aty nuk përmendet Peja dhe rrethina./Pejanefokus.net.
Kliko lajmin paraprak rreth kësaj teme:https://www.facebook.com/photo?fbid=1492773129520609&set=a.359942399470360
