Për të ofruar shërbime më të lehta për bashkëatdhetarët, arkat e KRU “Hidrodrini” në Pejë do të jenë të hapura më 20 dhe 27 dhjetor 2025, nga 08:00 – 16:00.
“Kjo masë është marrë për t’iu përgjigjur kërkesave të shtuar dhe për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve. Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!” – tha Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.
‘Hidrodrini’ shton se kjo po bëhet edhe për ofrim të shërbimeve për bashkëatdhetarë, në këtë periudhë fundviti dhe për të siguruar efikasitet sa më të mirë gjatë muajit dhjetor./Pejanefokus.net.
