Disa institucione publike në Komunën e Pejës po përballen me ndërprerje të përkohshme të punës dhe mbyllje, për shkak të mungesës së ngrohjes dhe problemeve teknike. Kjo situatë ka bërë që disa shkolla dhe qendra të shërbimit shëndetësor të funksionojnë me vështirësi gjatë kësaj jave.
Mes institucioneve të prekura janë shkolla fillore “Vaso Pashë Shkodrani”, Qendra e Mjekësisë Familjare – 5 në lagjen Fidanishte dhe Shkolla e Mesme e Arteve Aplikative “Odhise Paskali”, ku është raportuar edhe shkurtimi i orëve të mësimit.
Ditë më parë u mbyll përkohësisht edhe çerdhja publike e re në fshatin Vitomiricë, për shkak të mos vendosjes së trafos, ndërsa jozyrtarisht mësohet se probleme të ngrohjes kanë ndodhur edhe në disa institucione të tjera shkollore, kryesisht për shkak të mungesës së materialit të peletit.
Peja në Fokus do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me gjendjen e këtyre institucioneve./Pejanefokus.net.
