Incident me armë në Banjë të Pejës – dëmtohet ambulanta

Banjë, Istog | 19.12.2025 – Policia e Kosovës ka njoftuar se një dritare dhe një derë e ambulantës në Banjë janë dëmtuar nga një predhë (plumb).

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nga i cili është sekuestruar një armë pa municion dhe një karikator i zbrazët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, nuk dihet nëse objekti ka qenë cak i drejtpërdrejtë i të shtënave, ndërsa rrethanat dhe motivi i rastit po hetohen.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: