Grabitje me thika në një barnatore në Pejë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, më 21 dhjetor 2025, në një barnatore në Pejë, ku raportohet se dy persona të maskuar dhe të armatosur me thika kanë arritur të marrin para të gatshme.

Rastin e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Të dyshuarit janë futur në barnatore dhe, nën kërcënimin e thikave, kanë grabitur të hollat, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes”, citohet se u shpreh Gashi.

Sipas Policisë, nga ky rast nuk raportohet për persona të lënduar.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Policia po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rastit./Pejanefokus.net.

LEXO EDHE: