Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) ka publikuar rekomandime për mbrojtje nga gripi sezonal, i cili mund të shkaktojë komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Sipas IKShPK-së, vaksina kundër gripit mbetet mënyra më e mirë për të ulur rrezikun e infektimit dhe përhapjes së virusit.
Këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal:
1.Lani duart shpesh me ujë dhe sapun
2. Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini
3. Shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë
4. Qëndroni në shtëpi nëse ndiheni të sëmurë
5. Ushqehuni shëndetshëm dhe pini mjaftueshëm lëngje
6. Vaksinohuni çdo vit kundër gripit sezonal.
/Pejanefokus.net.
