Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se për shkak të reshjeve të fundit dhe situatës së rënduar në shumë komuna të vendit, është marrë vendim që fillimi i procesit mësimor të shtyhet.
“Për shkak të vërshimeve, qarkullimit të vështirësuar dhe kushteve të pafavorshme atmosferike, Ministria e Arsimit ka vendosur që pushimi dimëror të vazhdojë edhe për dy ditë, më 8 dhe 9 janar, ndërsa mësimi për gjysmëvjetorin e dytë do të fillojë të hënën, më 12 janar 2026”, thuhet në njoftimin e MAShTI-t.
Sipas Ministrisë, vendimi është marrë pas komunikimit me Drejtoritë Komunale të Arsimit, ndërsa orët e humbura mësimore do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026.
MAShTI ka theksuar se siguria e nxënësve dhe stafit arsimor mbetet prioritet kryesor./Pejanefokus.net.
