Për shkak të goditjes dhe lëndimit ndaj basketbollistit pejan, Dardan Berishes, të enjtën mbrëma në Prizren, KB Bashkimi ka njoftuar se është dënuar me 3,200 euro gjobë dhe 3 ndeshje pa praninë e tifozëve në tribunën ballore qendrore.
Klubi është distancuar nga veprimet huligane, duke theksuar se ato nuk përfaqësojnë tifozët korrektë dhe vlerat e klubit.
Po ashtu, ka bërë të ditur se palestra do të monitorohet me kamera sigurie, ndërsa personat e papërgjegjshëm do të identifikohen, denoncohen dhe do t’u ndalohet hyrja në sallë në të ardhmen. /Pejanefokus.net.
Në link lajmi paraprak rreth ngjarjes: https://pejanefokus.net/bashkimi-fiton-ndaj-pejes-pas-incidentit-me-berishen
