Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) njofton se raportimet për një “fantazmë” që shëtitet nëpër rrugë janë të pasakta, pasi bëhet fjalë për përmbajtje të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (AI).
Sipas KMShK:
“Raportimi në disa media për një ‘fantazmë’ që ‘shëtitet’ nëpër rrugët e Kosovës është i pasaktë, pasi që bëhet fjalë për një përmbajtje të gjeneruar nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (AI).”, për të shtuar mes tjerash edhe se:“Mediat duhet të kenë kujdes që përmbajtjet e ngjashme t’i verifikojnë dhe të mos i shpërndajnë, sepse mund të shkaktojnë panik.”
KMShK bën thirrje që raportimet të bëhen kujdesshëm, të jenë korrekte dhe të bazuara në Kodin e Etikës, si dhe thekson se verifikimi i informacionit dhe respektimi i standardeve gazetare janë thelbësorë për të shmangur dezinformimin dhe panikun në publik./Pejanefokus.net.
