Plagosja në Deçan: Spitali konfirmon gjendjen e pacientëve

Sot, Peja në Fokus raportoi për një plagosje me armë zjarri në një lokal në Deçan, ku tre persona mbetën të lënduar dhe një person u arrestua si i dyshuar.

Rastin fillimisht e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Më datë 13, rreth orës 00:18, policia është njoftuar për të shtëna në një lokal. Tre persona janë gjetur të lënduar dhe janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator dhe 9 fishekë.”- tha Gashi.

Pas raportimit të Policisë, Spitali Rajonal i Pejës konfirmoi gjendjen e pacientëve.

“Mbrëmë janë pranuar tre pacientë të plagosur me armë zjarri. Pas dhënies së ndihmës së nevojshme mjekësore, dy pacientë janë bartur për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Një pacient po vazhdon trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.”- thuhet në komunikatë.

Policia dhe autoritetet shëndetësore vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Pejanefokus.net.

Lajmi paraprak rreth rastit në link: https://pejanefokus.net/tronditet-decani-tre-te-plagosur-gjate-nates-se-mbremshme/

LEXO EDHE: