Farmacistja Ariana Begolli-Kyqyku, pronare e “Amélie Pharmacy”, ka publikuar në faqen e biznesit të saj një fotografi që përmban edhe një detaj interesant për historinë e qytetit.
Në foto ajo shihet së bashku me znj. Mediha Broqi-Beqiri, e cila njihet si farmacistja e parë grua në qytetin e Pejës, një emër që ka lënë gjurmë në historinë e profesionit të farmacisë në këtë qytet.
Begolli-Kyqyku ka vlerësuar këtë takim si moment krenarie, duke theksuar se besimi dhe respekti i znj. Mediha ndaj punës së saj ka një domethënie të veçantë.
Postimi ka ngjallur interes për faktin se bashkon dy breza të farmacisë në Pejë – një figurë historike dhe një sipërmarrëse të re aktive në tregun lokal./Pejanefokus.net.
